Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Java e 4 e Superiores, në renditje s'do ketë më 2 skuadra pa pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 4 e Superiores, në renditje s'do ketë më 2 skuadra pa

Në fundjavë rikthehet Kategoria Superiore. Një ndër ndeshjet e javës së 4 të kampionatit do të jetë ajo mes Luftëtarit dhe Flamurtarit që do të luhet në Gjirokastër, ditën e shtunë në orën 16:00.

Deri më tani, interesant është fakti se asnjë prej këtyre ekipeve nuk ka marrë asnjë pikë, duke pësuar 3 humbje radhazi. Për momentin, në tabelën e renditjes janë vetëm këto 2 skuadra që nuk kanë asnjë pikë, e ndërsa sfida e radhës do e reduktojë këtë imazh, ekipet mund të ndahen minimalisht me nga 1 pikë, ose në të kundërt, ose bluzinjtë, ose kuqezinjtë do marrin pikët e plota për herë të parë këtë edicion.

Në fakt, përveç humbjeve, asnjë prej skuadrave nuk po kalon moment të mirë edhe menaxhim, sepse për fillimin e kampionatit janë bërë përgatitjet në kohë record. Vlonjatët nuk kanë shanuar ende golin e parë të kampionatit, e ndërsa kanë pësuar 5 të tillë.

As gjirokastritët nuk janë shumë larg këtyre statistikave, duke pësuar 7 gola, e ndërsa kanë shënuar vetëm 1, që mban firmën e Realdo Filit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga