Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Janë përjashtuar nga Kategoria e Parë, Shkumbini nis përgatitjet për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Futbolli në Shqipëri është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. Klubet do të kthehen në stërvitje ditën e hënë për të rifilluar stërvitjet, ndërsa ndeshjet janë programuar për t’u luajtur në fillim të qershorit.

Shkumbini është një nga skuadra që ditën e hënë do të nis përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra peqinase është përjashtuar këtë edicion nga Kategoria e Parë për shkak të dhunës ndaj arbitrit në ndeshjen Shkumini-Dinamo dhe do ta nisë kampionatin e ardhshëm nga Kategoria e Dytë.

Për të qenë sa më shpejt gati klubi ka bërë të ditur që nga dita e hënë do të nisi faza përgatitore me lojtarët që nuk janë larguar si dhe me të rinj që priten të provohen.

Njoftimi i Shkumbinit:

Duke shpresuar te leme pas situaten e krijuar nga Covid 19 dhe duke shpresuar ne kthimin drejt normalitetit Administratori Sport Klub Shkumbinit z.Florenc Hasbajrami njofton :

Njoftohen te gjithe sportistet e ekipit te shkumbinit si dhe ata qe deshirojne te jene pjese e ekipit ne te ardhmen se diten e hene date 18 Maj 2020 ora 17 e 30 nisin faze pergatitore prane stadiumit Peqin.

Jeni te mirepritur

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga