Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Jam tifoz i Tiranës”, Gjasula zbulon dëshirën të atit dhe flet për Kombëtaren: Jemi në listë por të tjerët nuk na shikojnë, Dortmund skuadra e preferuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam tifoz i Tiranës”, Gjasula zbulon dëshirën

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptar që aktivizohet në Gjermani te Paderborn. Një nga zbulimet e Kombëtares shqiptare në ndeshjet e fundit foli në “Fan Zone”, duke treguar të ardhmen, Kombëtaren si dhe dëshirën e madhe të babait për të luajtur për Tiranën.

Stërvitja në Gjermani? “Kishim bërë këto ditë stërvitje në video-konferencë, ndërsa sot kemi nisur stërvitje në fushë në grupe të vogla”.

Dëshira e babit për të luajtur me Tiranën? “Babi ka qenë gjithmonë tifoz i Tiranës dhe e shikonim gjithmonë ndeshjet e tyre. Do të shikoj çfarë mundësie do të kem dhe pastaj do të vendos. Ndoshta një ditë mund të luaj.

Kam pasur ëndërr të luaj në Bundesligë dhe është një gjë e bukur që lojtarët që vijnë nga ligat e ulëta të luajnë në këtë ligë”.

E ardhmja? “Unë jam realist dhe e di që është vështirë të luaj për Dortmund që për mua është ekipi me simpatik në Gjermani. Kam ende kohë dhe nuk e di se ku do të luajë. Lazio është gjithashtu një klub i madh dhe unë nuk do të thoja jo”.

Kombëtarja? “Unë besoj se këto muajit e fundit, Kombëtarja shqiptare ka ndryshuar fytyrën dhe stilin e ka shumë lojtar të rinj të talentuar. Besoj se kemi shumë mundësi për të fituar ndeshje ndaj atyre ekipeve që nuk e besonim në fillim. Jemi në listë po të tjerët nuk na shikojmë. Kam lindur në Tiranë e padyshim që jam tifoz bardheblu”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga