Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Jam i lumtur që jam këtu", HASANI flet si lojtar i të kuqve: Bashkë për një kohë të gjatë, do jem si gjithë të tjerët

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam i lumtur që jam këtu", HASANI flet si lojtar i të

Ferhan Hasani është futbollisti më i ri i Partizanit. 30 vjeçari është prezantuar sot si lojtar i të kuqve, në orën 10.00. Në fjalët e tij të para, ai u shpreh i lumtur që  do jetë pjesë e kryeqytetasve. Nuk mund të fshihen as emocionet, në një moment kaq të rëndësishëm për Hasanin. Sa i përket synimeve për të ardhmen, lojtari i lindur në Tetovë premton shumë. Me interes të madh priten paraqitjet e tij, teksa Partizani tanimë bëhet akoma edhe më i fortë.


"Kampionatin e di mirë pasi e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndjej edhe me shumë. Për sa i përket anës sime, nuk kam ndeshje në këmbë.

Unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë.

Përse Partizanin?  Edhe Rama e tha më herët. Kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshirë të bashkohesha me Partizanin.

 Komunikimi me Cuculin? Të them të drejtën, kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën. Gati për debutim?Nuk e di të them të drejtën, por do shikojmë se do jetë gjendja" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga