
11 pikë në 6 ndeshje. Këto janë rezultatet e marra nga trajneri Diego Longo, në fillimin e sezonit të parë si trajner i Kukësit. Ai ka dhënë një intervistë për RTV Ora në emisionin "Ora Sport", ku ka folur pikërisht për ecurinë dhe për kampionatin shqiptar në përgjithësi. Ai e cilëson Kategorinë Superiore si një kampionat tejet të vështirë. Gjithashtu, Longo shprehet se skuadra do luftojë për titullin.
"Është një futboll agresiv. Kampionati shqiptar është I vështirë. Vllaznia është një nga 2-3 ekipet që do luftojë deri në fund për të fituar kampionatin. Skemat ndryshojnë në varësi të kundërshtarit. Ndryshe luaj me Vllazninë, ndryshe me Kastriotin. Objektivi me skuadrën është ndeshja e radhës. Jam i lumtur me të gjitëh lojtarët, por jam i lumtur edhe me klubin. Kemi kushtet të luajmë në mënyrën më të mirë.Zërat për largimin nga skuadra? Thashë që ishte një moment i mirë për të folur për të ardhmen, por nuk thashë se do të largohesha. Nuk luaj katenaçon italiane? Kam 17 vite që jam jashtë Italisë. Kam qenë në shtete të tjera. Kam pasur mundësinë për tu përmirësuar në shumë aspekte" - tha ai.