
Pas lajmit se Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti, do ekstradohet drejt Serbisë, komentet për lirimin e tij të menjëhershëm kanë qenë të panumurta.
Statusi special ka ardhur nga gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha, i cili ka postuar një foto së bashku me ballistin nga intervista që kanë zhvilluar pas momentit historik në Serbi, ku ai ka shkruar si diçiturë: “Ky eshte shqiptari me i braktisur ne Bote Alban. Nje gjykate kroate ka mare vendim ta ekstradoje ne Serbi. Jeten nuk ja permiresuam dot, por te pakten t'ia shpetojme. 0h,si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë.”
Ky është një nga statuset më kuptimplotë që Shakohoxha ka bërë që nga dita e komentimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku Shakua dëgjohej ti thoshte kolegut të tij Albanit, këto fjalë: “Ky është flamuri më i bukur në botë Alban!
Njeriu që para gati dy vitesh beri krenar 10 milionë shqiptarët anë e mbanë botës, sot gjendet në vështirësi, ndaj dhe ka nevojë më shumë se kushdo për ndihmesën e të gjithëve atyre që u ndien krenar para thuajse dy vitesh.
[gallery columns="1" size="full" ids="131493"]