Deri tani kemi parë lloj-lloj mënyrash festimi të fitores me Rumaninë, që i ka bërë të gjithë shqiptarët të lumtur. Dhe kjo lumturi është shprehur në mënyra të ndryshme, me këngë e valle, me brohoritje, me bori makinash e shumë e shumë variante të tjera. Por ka festime dhe festime. Kjo foto e shkrepur në Tiranë flet qartë se si e përjetojnë emocionin kuqezi edhe ata që nuk e kanë një makinë luksoze apo të thjeshtë. Mjafton flamuri, sepse mjeti pak rëndësi ka. Jashtëzakonisht emocionuese.