Kapiteni i Peskarës, mesfushori vlonjat Ledjan Memushaj, mund të ndërrojë fanellë sezonin e ri, edhe pse skuadra e tij është ngjitur në Serinë A. Për të është futur në garë fuqishëm Bolonja, pasi ka parë paraqitjen mbresëlënëse të futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë në Francë. Klubi bolonjez afron 4 milionë euro për Memushajn, shifër që josh shumë, por për momentin nuk mund të thuhet se çfarë vendimi do të merret. Ndoshta Peskara pret që Bolonja ta rritë edhe pak ofertën për mesfushorin, sipas shtypit italian.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.