
Trajneri Adolfo Sormani ka zhvilluar seancën e radhës të programuar nga vetë ai, ditën e djeshme. Grupi ishte i plotë, me përjashtim të Filit, i cili është i grumbulluar nga Redi Jupi në kombëtaren U-21. Në seancën e djeshme tekniku italian kishte planifikuar një ndeshje brenda grupit, ku u aktivizuan edhe dy mesfushorët e ardhur në provë Samson Mbingui dhe Ben Ben Yair. Ky i fundit ka dhuruar spektakël në këtë ndeshje miqësore, ku ka marrë edhe pëlqimin e stafit teknik. Ndërsa mesfushori nga Gaboni dukej me parametrat e një lojtari normal.
Ditët në vazhdim trajneri Sormani së bashku me stafin teknik, do të jenë ata që do të vendosin për të ardhmen e futbollistëve, ku duhet theksuar që izraeliti është pranë nënshkrimit me të kuqtë pasi cilësitë e tij janë vënë re që në fillim nga stafi i "demave".