
Italia po kalon në kolaps, teksa vetëm në ditën e sotme kanë vdekur mbi 900 persona. Në një intervistë për "Calcio Today", ish trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi rrëfen tmerrin që po përjetohet në qytetin e Brescias. Ankthi dhe frika duket se ka kapluar qytetin ku jeton italiani, e vetëm shpresa ka mbetur.
"Gjithë këto vdekje po më tmerrojnë. Unë i njoh njerëzit në Breshia, janë njerëz të ashpër dhe dinë si të reagojnë në situata të vështira si kjo. Ata do të ngrihen. Nuk është rastësi që ky qytet është si luaneshë. Sa i përket futbollit, problem është ekonomia" - shprehet De Biasi.
Poll