Bylis nuk ndalet në merkato. Skuadra ballshiote ka zyrtarizuar një tjetër një afrim në merkato. Bëhet fjalë për portierin Shpëtim Moçka i cili ka firmosur me skuadrën ballshiote dhe do të jetë pjesë e skaudrës për pjesën tjetër të sezonit.
Vlonjati u bashkua në verë me Tiranës, por pa arritur të debutonte dhe në këtë mënyrë është larguar nga skuadra bardheblu për të nisur një tjetër aventurë.
Moçka do të vazhdoi karrierën e tij ne Kategorinë e Parë dhe ditën e sotme është prezantuar nga ana e presidentit të klubit Besnik Kapllanaj. Është vet klubi që në faqen e tyre zyrtare njoftojnë afrimin më të ri në skuadër.