
Në studion e "Pressing" në ABC News është duke u disktuar java e lënë pas në KAtegorinë Superiore. Ish arbitëri Albano Janku është i ftuari i përhershëm në emision, i cili bën dhe moviolën për rastet e diskutueshme. Në fjalën e tij hapëse, Janku u ndal tek sfida në Vlorë midis Flamurtarit dhe Partizanit, ku nga moviola del se kryeqytetasve iu mungon një 11-metërsh.
"Kur rezultati është 1-1 dhe penalltia nuk jepet në minutën e 94, sigurisht që ndikon në rezultatin e ndeshjes.
Kemi një pozicionim jo të mirë të Jorgjit se Nebihi është në vijë të drejtë dhe i pengon pamjen. Ai duhej të ndihmohej nga asistenti.
Jorgji edhe tentoi të futet në zonë për të dhanë penallti, mendjen e ka te asistenti. Por asistenti është duke ikur drejt qendrës, nuk ka bashkëpunim të mirë se nuk e ka mendjen. Dora është e hapur dhe është penallti", u shpreh Janku.