
Laçi ishte një nga qytete e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Lëkundjet e forta u ndjen edhe në qytetin kurbinas ku ka shumë dëmtime banesash. Tashmë situata po shkon drejt normalizimit dhe ekipi i Laçit është përqendruar te ndeshja ndaj Flamurtarit. Stadiumi nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe është gati për ndeshjen e së dielës ndaj vlonjatëve. Në një prononcim për "Supersport", kanë folur trajneri Armando Cungu dhe sulmuesi Redon Xhixha që kanë treguar edhe situatën në kampin bardhezi pas tërmetit të ndodhur. Sulmuesi i Kombëtares U-21 është ndër të paktët lojtar që jeton në Laç.
"Shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt gjithçka dhe qytetet shqiptare të rinisin aktivitetin ashtu siç po rinis edhe futbolli. Futbollistët ishin të trembur dhe të frikësuar edhe pse jam munduar t'i bëj të kuptojnë se e tillë është jeta dhe se jeta vazhdon.
Duhet të jemi gati. Jeta vazhdon dhe kjo tregon që edhe kampionati vazhdon. Jemi te gatshëm, Fangaj rikthehet pas pezullimit.
Ekipi është i shëndetëshëm dhe në fushë do të zbresi 11-shja më e mirë. Nuabueze ka një shqetësim të vogël, situatë gripale dhe do të jetë në fushë pa problem e gati për të ndihuar skuadrën në fushë".
Redon Xhixha:
"Ishim në gjumë dhe gjithçka po lëvizte dhe ishte e tmerrshme. Dola jashtë por u normalizua situata dhe ndjesia më e keqe që kam përjetuar ishte kur pash pallate të shembura.
Xhixha është mirë dhe gati ka qenë gjithmonë. Shpresoj të arrijmë maksumumin e ndeshjes ndaj Flamurtarit".