
Gentian Selmani është shprehur për RTSH Sport pas barazimit 1-1 ndaj Hapoel Beer-Sheva se nuk e meritonin golin e pësuar, sepse skuadra zhvilloi një lojë shumë të mirë.
"Janë momente që ndodhin në lojë. Pësuam një gol që nuk e meritonim. Ishte një moment. U kapa në befasi, sepse ishte mbrojtësi para. Ekipi zhvilloi një lojë shumë të mirë. Duhet ta kishim marrë këtë fitore. Hapoel ka një ekip shumë të mirë dhe të lodhin. Ne bëmë një ndeshje të mirë dhe në ndeshjen e radhës do bëjmë diçka të mirë. Nuk besoj të jetë një dëmtim serioz", është shprehur Selmani.
Poll