Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Isha pranë Barcelonës, fola edhe me Messin", Sulmuesi i Interit tregon prapaskenat e merkatos: Refuzova dy herë Realin, vendimi i duhur që nuk u largova

Shkruar nga NEWSPORT
"Isha pranë Barcelonës, fola edhe me Messin", Sulmuesi i

Lautaro Martinez është një nga lojtarët kryesor të Interit. Sulmuesi argjentinas bëri një sezon fantastik me zikaltërit duke fituar edhe titullin kampion. Gjatë merkatos së verës, Lautaro ishte shumë pranë firmës me Barcelonën, por problemet ekonomike bën që sulmuesi të qendronte në Milano. Në një intervistë për "ESPN Argentina", Lautaro Martinez ka zbuluar prapaskenat e merkatos duke u shprehu se ishte shumë pranë Barcës, madje kishte folur edhe me Messin për këtë transferim. Sulmuesi zbulon gjithashtu se ka refuzuar dy herë Real Madridin në kohën kur ishte pjesë e Racing në Argjentinë.

"Isha shumë pranë Barcelonës, fola edhe me Leo Messin për këtë transferim, por ata kishin probleme financiare dhe vendosa të qëndroj. Ishte një zgjedhje e duhur sepse arrita të fitoj titullin kampion me Interin. Keni refuzuar dy herë Realin? Ishte Solari në Real Madrid Castilla dhe erdhi duke më kërkuar. Unë sapo kisha ardhur te Racing dhe nuk doja të shkoja shumë larg. Herën e dytë kur nuk luaja shumë në Racing ata erdhën duke më kërkuar dhe më ofruan të nënshkruaj një kontratë, por nuk doja të shkoja shumë larg pasi nuk isha ende gati".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga