
Polemikat vazhdojnë në distancë midis Juventus dhe Inter: Luciano Moggi replikon ndaj frazave të Massimo Moratti mbi vdekjen e Simony. Vdekja e Gigi Simoni, ish trajner I Inter, ka risjellë dhe një herë debat mbi atë çfarë ndodhi në 1998 në ndeshjen kundër Juventus. Massimo Moratti, ish presidenti I zikaltërve e kujtoi këtë duke cituar një episod të famshëm mbi penalltinë që nuk iu dha shkaktuar nga faulli I Iuliano (ish-trajneri i Partizanit) mbi Ronaldo.
Replika e Luciano Moggi ka ardhur në Facebook: “Është e pabesueshme si një njeri I rëndësishëm si Moratti shfrytëzon vdekjen e Simoni për të gërmuar dhe një herë mbi penalltinë e pretenduar mbi Ronaldo duke akuzuar Juventus që I ka “vjedhur” Inter kampionatin e 1998. Juventus kryesonte 1-0 dhe nëse penalltia do t’I ishte dhënë. Loja do të përfundonte në barazim. Dhe meqë Juventus kishte një pikë avantazh me zikaltrit, është absurde të mendosh këtë akuzë, sidomos me sjelljen e Inter në sjelljet pasuese.”