
Lautaro Martinez është kthyer në një pikat kyçe te Interi i këtij sezoni. Sulmuesi argjentinas ka fituar vendin e titullarit te ekipi i Contes dhe me paraqitjet e tij po i bind të gjithë. Në dy ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës dhe Juventusi, Lautaro Martinez ishte protagonis duke shënuar gol.
Në një intervistë në "Fox Sport", ka folur Claudio Omar Garcia, ish-sulmuesi i Argjentinës dhe i Racing de Avellaneda, ekipi ku Lautaro Martinez është rritur. Në prononcimin e tij, Garcia u shpreh se e shikon sulmuesin e Interit si 9 e ri të Barcelonës dhe Kombëtares.
"Ka një potencial të çmendur, mendoj se mund të arrijë në nivelet e Batistutës. E shikoj në të ardhmen si 9 e Argjentinës dhe Barcelonës", u shpreh shkurtimisht Claudio Omar Garcia.