Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-presidenti i KOKSH-it kritikon ashpër Fidel Yllin: Bleu votat me paratë e shtetit

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-presidenti i KOKSH-it kritikon ashpër Fidel Yllin: Bleu votat me

Viron Bezhani ka kritikuar Fidel Yllin për dështimin e sportistëve tanë në Lojërat Olimpike.

Ish-presidenti i KOKSH-it ka thënë se problemi qëndron pikërisht te mënyra menaxheriale e kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. I ftuar në "Syri Tv", ai deklaroi:

"Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, ka dashur të bëjë qoka me përfaqësimin e Shqipërisë në Olimpiadë. Ai nuk i ka vënë rëndësi fare rezultatit, por njerëzve të cilët e kanë ndihmuar për t'u bërë president i KOKSH-it.

Rezultati i Brikenit (Caljes) ishte i mirë, por me një kujdes më të madh do të kishim një rezultat edhe më të mirë. Të pretendosh për medalje dhe të mos kesh interesimin e duhur, kjo nuk është normale. Sportisti nuk ka nevojë për t'i rënë shpatullave, por për kushte.

Sportisti që shkon në një aktivitet të tillë, duhet të ketë trajnerin me vete, patjetër. Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë përvetësuar skuadrat olimpike, kryeministrit nuk i takon të japë flamurin, është kompetencë e Presidentit.

Fjalimi i Ramës për Fidel Yllin është i turpshëm, jo si fjalim kryeministri. Fidel Ylli ka blerë votat me paratë e shtetit për t'u bërë president i KOKSH-it. Erion Veliaj thotë që dënon krimin, por bashkëpunon me të", tha ai.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga