Shkëlzen Ruci, ish-portieri i Elbasanit është parë ditën e sotme në Gjirokastër. Burime pranë newsport.al bëjnë me dije se “gardiani” ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjirokastrës për të biseduar me drejtuesit e klubit gjirokastrit. Detajet e kontratës që janë përfolur nuk dihen, por vizita e Rucit te Luftëtari na bën të mendojmë për një të ardhme të tij te ekipi i Luftëtarit për sezonin e ri.
Shkëlzen Ruci është 24 vjeç. Ai ka luajtur për ekipet e Elbasanit dhe Bylisit. Pjesë e verdhebluve të Elbasanit, portieri ka qenë për plot për tre sezone rresht duke u aktivizuar në 53 takime. Në vitin 2013 Ruci kaloi te Bylis ku aktivizua në 13 takime, por një sezon më vonë klubi ballshiot e huazoi përsëri drejt ekipit të Elbasanit ku luajti si titullar për 18 ndeshje.
Pritet të shihet me interes nëse e ardhmja e Rucit do të jetë në klubin gjirokastrit. Ditët në vazhdim do të mund të na e tregojnë një fakt të tillë.