Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-mbrojtësi bardheblu sfidon Tiranën, Imami: Ndeshje e fortë dhe me traditë, u bëj thirrje tifozëve të Korçës të na mbështesin

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-mbrojtësi bardheblu sfidon Tiranën, Imami: Ndeshje e fortë

Ditën e nesërme do të luhet sfida e parë e javës së 22-të mes Tiranës dhe Skënderbeut. Një takim që do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin e ri "Air Albania". Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe ish-lojtari I Tiranës, Eni Imami. Në një pronocim për "RTSH Sport", mbrojtësi u shpreh se kjo do të jetë takim I fortë siç e kanë traditë këto dy ekipe.

"Do të jetë një ndeshje e bukur e fortë siç u ka traditë këtyre dy skuadrave. Këtë opinion kam pasur edhe kur isha pjesë e Tiranës. Stadiumi do t'i japë edhe më shumë bukur, duke pasur më shumë publik, por edhe duke ndikuar tek lojtarët në fushë.

Do të ishte shumë bukur nëse stadiumi do të mbushej sepse është impianti më i mirë në vend. Edhe tifozëve të Korçës u bëj thirrje që të jenë sa më të shumtë për të na mbështetur sepse janë ndeshje që rrallë vijën. Kjo ndeshje do të ketë një adrenalinë të madhe për tifozët, e jo më për ne", u shpreh Imami.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga