
Kategoria Superiore është në momente reflektimi. Sezoni I stërgjatur prej Covid-19 nuk ka lënë shumë kohë për klubet, ndërsa të shumtë janë emrat që janë në ankand. Ish-mbrojtësi I Tiranës, Eni Imami duket se ka braktisur Skënderbeun, aty ku kaloi gjashtë muajt e fundit.
Korçarët morën përgjigje negative nga Gjykata e Lozanës, ndërsa do vijojnë dënimin me 10 vite mospjesëmarrje në Europë. Kjo ka bërë që shumë emra të largohen, me Eni Imamin që është në "modë". Mëngjarashi I mbrojtjes kërkohet nga Kastrioti dhe Vllaznia, ndërsa një opsion është edhe Partizani, aty ku ish-trajneri I tij te Skënderbeu, Ilir Daja është ulur në stol.
Poll