Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-lojtari i Skënderbeut vuan nga tumori, bën sërish apel për ndihmë dhe shkuan një poezi prekëse: Dua një ditë me dritë

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-lojtari i Skënderbeut vuan nga tumori, bën sërish apel

Ish-lojtari I Skëderbeut, Dorjan Tahillari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 18-vjeçari ka kryer deri më tani 5 operacione, por nuk është shërua plotësisht.

Ai është diagnostifikuar me tumor malinj e për t’u shëruar nevojitet një tjetër operacion që kushton rreth 100 mijë euro.

Familja e tij është në gjendje të vështirë financiare e nuk mund të pagujë dot këtë operacion dhe bëjnë apel për ndihmë.

Dorjani në profilin e tij në Instagram ka shkruajtur një poezi mjaft prekëse me titullin "Dua një ditë me dritë", pasi dëshira e tij është të shërohet plotësisht e të realizojë ëndrrat si gjithë moshatarët e tij.

Poezia e Dorjan Tahirllarit:

Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,

një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.

Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.

Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,

ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…

Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

View this post on Instagram

0695273438

A post shared by Welcome,Thank you,Come again👀 (@tahirllari_d) on

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga