Ish-mbrojtësi i Liverpoolit Jose Enrique ndau mendimin e tij për Andreë Robertson dhe Trent Alexander-Arnold.
“Robertson ka gjithçka për mua. Ai ka energji, shterron kundërshtarin, thjesht shikojeni atë në disa ndeshje. Robertson lëviz lart e poshtë krahut shumë herë pa u lodhur. Ai ka fuqi dhe natyrisht, ka diçka tjetër për të cilën është mjaft i mirë: krosimet e tij janë të mrekullueshme. Plus, Robston mbron mirë, kështu që ai është plotësisht i pajisur. Unë mendoj se ai është e majta më e mirë në botë për dy vitet e fundit, natyrisht”, u shpreh ai.
“E njëjta gjë mund të thuhet për Trent: ai është mbrojtësi më i mirë në botë për dy vitet e fundit dhe është vetëm 21 vjeç. Shumë njerëz duan ta sfidojnë duke e futur të luaj në mesfushë, por unë them: “Pse doni të ndryshoni pozicionin e tij, nëse ai është më i miri në pozicionin e tij natural”, përfundoi Enrique.