Ish futbolllisti i Kombëtares Shqiptare, Roland Luçi ka ironizuar për dënimin e Skënderbeut nga UEFA. Lojtari i Vllaznisë rreth viteve 80′ dhe njëherësh menaxher tek shkodranët e ka quajtur dënimin e Skënderbeut si të pa justifikueshëm duke u shprehur me fjalë thumbuese për klubin korçar.
Ruçi ka theksuar se Skënderbeu është si puna e Kadarese qe nuk merr çmimin Nobel ngaqë nuk duan shqiptarët!
Reagimi i Roland Luçit:
Skenderbeu denohet rende nga UEFA.
Pa dashur te prononcohem ketu per fajesine a pafajesine e ekipit korçar, por thjesht per procesin ngaqe kam qene tangent ne korrent te zhvillimeve te brendshme te tij: Eshte si puna e Kadarese qe nuk merr çmimin Nobel ngaqe nuk e duan…shqiptaret!
Dmth ajo shprehja “cherchez la femme” per realitetin tone me sa duket vlen ne formen “cherchez shqiptarin”.
- Postimi i Roland Luçit
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.