Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-ët “marrin hak”, KUKËSI humbet miqësoren me klubin e elitës turke

Shkruar nga NEWSPORT

Është mbyllur miqësorja mes Kukësit dhe Istanbulspor me shifrat 0-1. Ish lojtarët e Kukësit Rroca, Abazaj dhe Ethemi që bëjnë pjesë në rradhët e ekipit turk, kanë arritur të mposhtin minimalisht ish ekipin e tyre me një gol të shënuar që në pjesën e parë nga Ibrahim Yilmaz.

Kukësi startoi në këtë sfidë me Tafas, Ndreca, Ilieski, Isic, Haxhiu, Moraes, Gj. Taipi, Kote, Berisha, Basa, Zivkovic. Gjatë lojës trajneri Skender Gega bëri ndryshime të shumta në formacion, duke aktivizuar lojtarët e ardhur gjatë merkatos së verës.

Istanbulspor pjesë e Superligës turke ka zhvilluar një miqësore ditën e sotme me ekipin kuksian që prej ditësh po zhvillon fazën përgatitore në Turqi. Ekipi me ndeshje të këtij kalibri arrin të shikoj kontigjentin e lojtarëve dhe pikat ku mund të kenë nevojë për përforcime.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga