
Në prag të nisjes së derbit, ish drejtori i Partizanit Dritan Dervishi ka dhënë një intervistë për Gerti Carçanin në hyrje të stadiumit "Air Albania". Në fjalën e tij Dervishi u shpreh se klubi i kuq kishte një favor më të madh për të fituar ndeshjen e sotme.
"Derbi vjen si gjithmonë nuk ka favoritë. Dua të falenderoj shtetin federatën që kemi një stadium të tillë, bravo iu qoftë për këtë stadium. Partizani në këto momente është më lartë se Tirana, por është derbi dhe në derbi nuk ka të fortë. Partizani është më lartë nga ana kualitative e lojtarëve. Ka një stol të mirë. Partizani bën një 11-shje shumë të mirë, mendoj se Partizani është shumë superior. Romero, Hyseni apo Solomon janë shumë të fortë për kampionatin tonë dhe do t'i zëvendësojnë mirë mungesat Broja dhe Telushi. Që të fitosh derbin duhet të mendosh për mbrojtjen. Tirana është e fortë përpara, por mbrapa është shumë e dobët. Humbja e Ballshit mendoj se sot do të nxjerrë një Partizan agresiv, që do të thotë se sot fiton Partizani. I them Starovës që Partizani është kampion dhe është shumë më lartë se Tirana. Tirana është emri i madh, por këtu luajmë me lojtarë jo me emrat", tha Dervishi.
(Pasi Carçani u shpreh mbi deklaratën e djeshme në emisionin e tij ku Starova u shpreh se ishte Tirana Partizani dhe jo Tirana Liverpool).