
Inter do përballet me Lazion në transfertë të shtunën me fillim nga ora 18.00. Trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka marrë lajmin e mirë para kësaj ndeshje të kampionatit.
Joaquin Correa është rikuperuar dhe do jetë gati. Sulmuesi argjentinas me shumë mundësi do luajë ndaj ish-ekipit të tij, teksa nuk dihet nëse do jetë titullar apoi jo.
Correa ka luajtur katër ndeshje këtë edicion me kampionët e Italisë. Ai ia ka dalë të shënojë edhe dy gola, duke dhënë një kontribut të ccmuar për Klubin. Me interes pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat në takimin e fundjavës, në Olimpico.
Poll