Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

INTERVISTA/ La Shqipërinë për Kosovën, rrëfehet ish-kapiteni i kuqezinjëve: Nuk jam tradhëtar, ja përse u largova

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ La Shqipërinë për Kosovën, rrëfehet

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Gjelbrim Taipi, në një intervistë të dhënë për "AFP", ka treguar dhe arsyen se përse zgjodhi të luajë për Kosovën, duke braktisur Kombëtaren kuqezi. Taipi tha se ai nuk kishte marrë ftesë nga Panuçi, pavarsisht se luante në formacion, në Superligën zviceriane.

Lojtari shtoi se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, kështu që nuk ka asnjë problem nëse luan për njërë përfaqësuese, apo për tjetrën.

Intervistoi për Albanian Free Press, Aranit Muraçi

Gjelbrim, ju ishit pjesë e Kombëtares shqiptare U-21, por u grumbulluat në miqësoret e fundit për të përfaqësuar Kosovën. Pse nuk e vazhduat karrierën me Shqipërinë?

Po, kam qenë pjesë e Kombëtares U-21. Në atë kohë kam qenë edhe kapiten i ekipit, por pastaj erdha në Zvicër. Ndoshta edhe sepse luajta në kategorinë e dytë (Chalenge League), nuk ka pasur asnjë interesim nga askush. Që nga vera e vitit të kaluar u transferova në Superligën zvicerane dhe kam luajtur me ekipin e St. Galen. Nga 18 ndeshje jam aktivizuar në 14 prej tyre, por asnjëherë askush (nga Shqipëria), nuk më ka kontaktuar. Pastaj erdha te skuadra e Graschopers club Zurich në dimër, ku jam aktivizuar në të gjitha ndeshjet deri tani. Por përsëri nuk pati asnjë interesim karshi meje.

Ishte mungesa e interesimit nga stafi kuqezi, që ju detyroi të zgjidhnit për të përfaqësuar Kosovën?

Pas këtyre paraqitjeve, trajneri i sapoemëruar i Kosovës, më ftoi dhe isha i grumbulluar për dy ndeshjet e fundit miqësore. Deri tani në karrierën time, kam bërë gjitha transferimet pa ndihmën e Shqipërisë apo Kosovës. Asnjëherë nuk jam ankuar askund, pse s'jam ftuar. Apo kur sheh listën, nganjëherë fillon të pyesësh veten: Çfarë duhet të bëja më shumë, që të isha pjesë e Kombëtares së Shqipërisë? Kështu që, shumë herë, jam ndjerë keq dhe kësaj radhe prita me shumë dëshirë të ftohesha. Por edhe këtë herë u ftuan futbollistë që kishin nevojë të bënin transferime gjatë verës, pa dashur të nënçmojë askënd, por i tillë është realiteti. Kam pasur gjithmonë dëshirë të isha pjesë e Kombëtares A, sepse fanella e ka atë ndjenjën e veçantë që të përcjellin ngjyrat e kombit, po ja që kjo dëshirë nuk u realizua asnjëherë.

Tani që jeni bërë pjesë e Kosovës?

Tani jam grumbulluar dhe kam luajtur dy ndeshje me Kosovën. Ishin ndeshje miqësore, por jam ndjerë mirë dhe ato kanë ecur mirë. Kjo është e gjitha.

Zhvillimet e fundit tregojnë se, po shkohet drejt motos: Një komb, dy Kombëtare...

Normal se duhet të ketë paqe mes dy shteteve, sepse jemi shqiptarë dhe dëshira e çdo futbollistit është se kë zgjedh dhe ku ndihet më mirë. Kështu që, nuk do quhemi asnjëherë tradhtarë, sepse, në fund të fundit, po luajmë për dy shtete të kombit shqiptar.

A ekzistojnë konfliktet mes Shqipërisë e Kosovës për të rrëmbyer talente dhe sa të nevojshme i shihni ato?

Mendoj se, nuk duhet të jenë konfliktet aq të ashpra, sepse, në fund të fundit, nëse refuzon Shqipërinë vjen për Kosovën dhe nëse refuzon Kosovën, shkon te Shqipëria. Në asnjë rast nuk do të thotë se ke tradhtuar kombin. Ky të paktën është mendimi im personal.

Kur ju ishit në pritje të një ftese nga Shqipëria, e mësuat se shoku juaj i skuadrës te Graschopers, Bujar Lika, u bë pjesë e saj?

Nuk e dija, vetëm se e kam parë në listë emrin e tij dhe i kam thënë urime. Nuk di asgjë më tepër se kaq, sesi kontaktoi dhe si u bë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga