
Ka luajtur për të dy ekipet e kryeqytetit, si Tiranën ashtu dhe Partizanin. Ardit Beqiri, ish mbrojtës i djathtë në Superligë, i kontaktuar nga newsport.al ka bërë parashikimin e tij për derbin. Ai ka treguar se ku qëndron çelësi i suksesit për skuadrën që do të triumfojë dhe gjithashtu ka zbuluar ekipin e tij të zemrës.
- Kush e fiton derbin? Daja apo Sormani?
Në letër e fiton Daja pasi e njeh më mirë kampionatin, ndërsa në fushë do ta fitojë Partizani.
- Pse Partizani ka qenë triumfues në dy vitet e fundit përballë Tiranës?
Partizani ka qenë triumfues se ka pasur frymën e grupit shumë më të fortë se Tirana.
- Cilat janë pikat e forta të dy skuadrave?
Te Tirana është pikë e fortë disiplina taktike, ndërsa te Partizani është akoma e fortë fryma e grupit dhe ecuria pozitive në derbit e fundit.
- Ke luajtur për të dyja skuadrat, për kë bën tifo Beqiri?
Tifo në Shqipëri unë bëj vetëm për një ekip dhe ai është Partizani.
- Kush do të jetë protagonisti i derbit?
Protagonistë në derbi parashikoj tifozëritë e të dy skuadrave.
- Një rezultat final për ta parashikuar?
Në derbi është gjithmonë e vështirë për të parashikuar derbin, por mendoj dhe besoj që do të triumfojë Partizani.