Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

INTERVISTA/ Emocionet dhe dëshirat për të ardhmen, rrëfehet portieri i Tërbunit

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Emocionet dhe dëshirat për të ardhmen, rrëfehet

Brajan Marku është lojtari i ri që firmosi për skuadrën e Tërbunit. Portieri 19-vjeçar ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit ku ka treguar përshtypjet e para me pukianët.

Për herë të parë, ai ka firmosur një kontratë profesionisti dhe për këtë shprehet mjaft i lumtur. E ka ndjekur Tërbunin në shkallët e stadiumit, ndërsa tani ka mundësinë të kontribuojë në fushë. Në fund e mbyll me premtimin se do të japë maksimumin për vendin e titullarit.

- Si fillim përshëndetje Brajan dhe mirë se erdhe tek ekipi jonë ku shpresojmë të japësh më të miren. Si ndiheni për këtë transferim? Përshtypja e parë?
Ndihem jashtëzakonisht mirë, me të gjithë këtu. Jam ambjentuar shumë shpejt kjo falë të gjithëve.

- Çfarë ndjesie është që të firmosësh për herë të parë në karrieren tënde një kontratë si profesionist aq më shumë me ekipin e origjinës tënde? E prisje një gjë të tillë?
Ndjesia e parë ka qënë normalisht shumë emocionuese pasi firmosa me ekipin e origjinës dhe unë si një Pukjanë më bën të ndihem shumë krenar. Unë nuk e prisja që të firmosja kaq shpejt tek Tërbuni por jam shumë i lumtur që ndodhi. Jam gati për çdo gjë këtu!

- A e ke ndjekur Tërbunin ndonjë ndeshje në stadium?
Kur kam qënë më i vogël po e kam ndjekur shumë ndeshje vija në Pukë nga Tirana me familjen por vitet e fundit më rrallë pasi angazhimet e mija me futbollin ma bënin të pamundur ndjekjen nga afër por kam gjetur mundësinë ta shikoj në televizor.

- Nga një tifoz në shkallët e stadiumit tashmë në rolin e portierit për të mbrojtur porten tonë. A ishte kjo ”ëndrra” juaj nëse mund ta quajmë kështu?
Po patjetër mund ta quaj një ”ëndërr” e fëmijërisë e bërë realitet tashmë dhe jam shumë i lumtur për këtë, ku mezi po pres të debutoj në Stadiumi "ISMAIL XHEMALI" Pukë 🏟 për të dhënë kontributin tim edhe si futbollist në fushë.

- Karriera jua tek moshat si ka ecur ? A jeni i kënaqur me përformancen tuaj në këto vite?
Karriera ime tek moshat më ka ecur shumë mirë, disa ndeshje i kam luajtur kundër ekipeve më të mëdha se mosha ime dhe kjo më ka bërë mirë të mësohem dhe të pjekem më shumë si portier në kampionatin e moshave.

- Çfarë premtimi mund t’iu jepni tifozëve para startit të këtij kampionati?
Premtimi im për të gjithë tifozët e mi Pukjanë është se do të jap gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje dhe do të mundohem shumë që të arrijmë në Superligë!

- Cilat janë objektivat tuaj në aspektin personal?
Unë dua të stërvitem shumë që të marr vendin e titullarit në ekip dhe të rritem shumë më shumë si profesionasisht ashtu dhe teknikisht!

- Këtë sezon çfarë ekipi do të presin tifozët pukjanë? Cilat janë objektivat e klubit?
Ekipi deri tani po ecen mjaft mirë si në stërvitje ashtu dhe në ndeshjet miqësore me trajnerin Alcani, kemi një grup shumë të fortë lojtarësh dhe normalish ne besojmë tek objektivi "Superiore".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga