Albpetroli është një nga skuadrat pretendente të Kategorisë së Dytë që kërkon ngjitjen në të Parën sezonin e ri. Skuadra patosarake ndodhet në vendin e 3-të me pikë të barabarta me Maliqin, ndërsa përballja direkt mes dy ekipeve do të vendos shumë për fatin e tyre. Albeptroli duket më I favorizuar për këtë “finale” pasi do ta luajë në shtëpi.
Një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre është edhe mesfushori Kejsion Kumanaku që këtë sezon ka arritur të shënoi 10 gola në 17 ndeshje. Në një intervistë për Newsport.al“, 21 vjeçari është shprehur se Albpetroli meriton Kategorinë e Parë dhe janë të favorizuar për shkak se rivalin direkt Maliqin e presin në shtëpi.
Si e komentoni ecurinë e skuadrës deri tani?
Ecuria e skuadrës deri më tani ka qenë shumë e mirë. Kemi punuar shumë si grup dhe kemi besuar shumë te forca që kemi si ekip.
Sa shanse keni për të arritur vendin e dytë?
Shanset janë shumë të mëdha sepse kemi një ndeshje shumë të fortë ndaj Maliqit. Jemi të favorizuar pasi luajmë në shtëpinë tonë dhe besoj se do ta kalojmë me sukses këtë test.
Cili është objektivi i skuadrës?
Objektivi i skuadrës është që të arrijmë në vendin e dytë për të luajtur “Play Off”. I kemi të gjitha mundësitë që ne të jemi në këtë pozicion pasi e meritojmë. Albpetroli është një ekip me emër dhe meriton të jetë në Kategorinë e Parë.
Në aspketin personal cili është objektivi juaj?
Për momentin jam i fokusuar te skuadra e Albpetrolit dhe jam I përqendruar për të arritur objektivin tonë. Dëshiroj t’I kalojmë me sukses këto ndeshje dhe më pas do të vendos.