
Interi ka dështuar për herë të dytë radhazi të marrë fitoren në këtë fillim sezoni duke barazuar 2-2. Ndryshe nga takimi i parë, zikaltërit ndërruan fytyrë brenda 90 minutave. Një pjesë e parë e dominuar nga ekipi i Spallettit, duke shënuar dy herë me Pericisin dhe De Vrij. Por në pjesën e dytë zikaltërit humbën kontrollin e ndeshjes duke falur dy pikë.
Andrea Belotti dhe Soualiho Meite shënuan respektivisht në minutat e 55-të dhe 68-të. Zikaltërit ishin të pafuqishëm të kalonin ngërçin, por dështuan të dilnin me fitore nga ndeshja e parë në shtëpi.
Poll