
Sot zhvillohen ndeshjet e rradhës në Serie A, ku nuk mungojnë sfidat interesante. Në fushë do zbresin ekipe si Milan, Juventus dhe Inter. Në 12:30, Verona përballet me Torinon në një 90 minutësh delikat. Në 15:00, Milan pret në shtëpi Sassuolon, me objektiv vetëm fitoren e duke shkuar kështu në 9 pikë në 3 ndeshje. Pas kualifikimit historik në Champions, Atalanta udhëton në Bologna, ku synimi i të besuarve të Gasperinit është të mos dalin pa pikë.
Në Torino, Juventus nuk mund të gabojë kundër Udineses sepse Inter mund të shkëputet. Në 18.00, Roma do kërkojë të futet në zonën Champions me një fitore eventuale ndaj Spal. Në 20.45, Interi i Antonio Contes do ketë një transfertë mjaft të vështirë ndaj Fiorentinës, një kundërshtar ky që në Firence I ka nxjerrë gjithmonë probleme.