
Ish-trajneri i Tiranës, Nivel Dede I ftuar në emisionin "Skaner" analizoi ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Dede komentoi edhe barazimin e Vllaznisë ndaj Kukësit. Sipas tij, shkodranët kanë humbur qetësinë, ndërsa kritikon edhe trajnerin Brdariç për lënien në stol të Imerit dhe Dilaver.
"Në momentin që Vllaznia me 3 mbrojtës, tregon që trajneri nuk është I qetë. La në stol Imerin dhe Dilaver e nuk e di nëse ka bërë rotacion apo jo. Sipas gjykimit tim, Imeri nuk lihet në stol pas me të në fushë ishin 9 pikë para. Në momentin që penalltinë e gjuan Dilaver ti ia lë Imerit nuk e di diçka nuk shkon aty. Hoxhaj ishte me portën bosh dhe nuk shënoi e kjo tregon që nuk kanë qetësinë e duhur. Në një moment që je në avantazh e nuk admistron ndeshjen diçka nuk shkon dhe nuk dilet kampion. Te momenti i penalltisë pse nuk e gjuan ai që e ka gjuajtur gjithmonë".