Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka dhënë një prononcim për “Top-Channel” duke folur mbi shtyrjen e mundshme të Superligës me një javë më tej se ç’ishte parashikuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
“Do ishte mirë që kampionati të shtyhej jo vetëm për skuadrat por edhe për tifozët, sepse do të ketë mungesë të tyre në stadiumie për shkak të temperaturave të ulëta.
Jemi në bisedime dhe besoj se do të arrijmë në një marrëveshje. Rregullorja na e lejon që të vendosim për shtyrjen e kampionatit edhe pa marë miratimin e disa klubeve. Por ne mendojmë se është më mirë që të vendosim me konsensus”, tha Ilir Shulku për “Top-Channel”.