I ftuar në emisionin "Studio e Hapur" në "News 24", Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, Ilir Meta nuk ka kursyer batutat përballë gazetares Eni Vasili.
Pyetjes së moderatores së emisionit, nëse do të ndikojë mungesa e Metës në LSI si kryetar i partisë, Meta iu përgjigj: "Nuk do të ndihet mungesa ime si kryetar i LSI-së. Tani është Petrit Vasili në krye të LSI-së. Edhe mungesa e Cristiano Ronaldos nuk u ndje në finalen e Kampionatit Europian, ku Portugalia doli fitimtare.
Kjo pasi gjithë ekipi punon dhe luan i mobilizuar. Unë nuk kam dalë nga loja, thjesht shiriti i kapitenit tashmë është te Petrit Vasili", tha ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta./ NEWSPORT.AL
Poll