
Ilir Daja ka folur pas fitores 2-1 në transfertë kundër Skënderbeut. Trajneri i Partizanit u shpreh i kënaqur me atë që lojtarët e tij treguan në fushën e blertë teksa deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Për ta studiuar kundërshtarin, nuk e kishim studiuar. Nuk e kishim menduar këtë terren. Trajnerët dolën në plan të dytë. Sot u tregua shpirti i lojtarëve. Në pjesën e dytë nuk lëshuam territor, por në kushte të tilla do të mbrohesh kur je 2-0. Mund të luaje me topa të gjatë. Sot s'e kam pasur unë meritën bashkë me grupin. Sot, besoj se ne ishim në prapavijë, sakrifica e gjithë futbollistëve morën fitore.
Këshilla? Këshilla e vetme që i dhashë, i thashë që nuk mund të luanim me kombinacione, por me topa të gjatë. Por, duhet të mbështesnim me topin e dytë dhe kundërshtarin e vinim në vështirësi. Ata e bënë shumë mirë. Me sakrificën e tyre bënë të mundur çuarjen e rezultatit 2-0. Sot në këtë terren kishte rëndësi 3-pikëshi.
Goli i parë? Ne përgatitemi gjithmonë me goditje standarte, por sot ishin ndarjet e zonave që do të merrnin pjesë lojtarët në manovrën sulmuese. Krosoi mirë Asani dhe u pozicionua Bardhi. Do ta veçoja Bardhin, Asanin dhe Malën që në cilësinë e tyre kanë primare elementin teknik, janë bashkuar me pjesën tjetër të grupit duke luftuar fort.
Skënderbeu? Korçarët i kam kundërshtarë 2 orë, i uroj që në vazhdim të kenë një pozicionim tjetër në tabelën e klasifikimit.
Melo? Do të merret stafi mjekësor dhe në momentin që do të jetë i gatshëm, mund të jetë edhe në derbi sepse e meriton për sakrificën e treguar sot", tha ai.