Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja: Penalltia ishte! Partizani ka ndryshuar kalendarin për shkak të fushës

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja: Penalltia ishte! Partizani ka ndryshuar kalendarin për shkak

Pas përfundimit të sfidës mes Korabit dhe Skënderbeut, ku korçarët fituan takimin me rezultatin 1-0 me anë të një penalltie nga Salihi, ka folur për mikrofonin e Supersport, trajneri Ilir Daja: "Pavarësisht presionit që ka Korabi në klasifikim, në përbërjen e tij ka lojtarë të mirë.

E dinim që do ta kishim të vështirë. Fitorja është e rëndësishme dhe natyrshëm kjo është java e dytë që drejtoj Skënderbeun, ndaj nuk është e lehtë.

Por rikthimi i Predeskut dhe Salihit do t'i japë frymëmarrje lojës sulmuese të ekipit.  Pas fazës përgatitore ndoshta ekipet nuk kanë forcën e duhur, ndoshta dhe merkatoja e janarit ka bërë që diferenca mos ndihet shumë dhe mendoj që të tria ekipet .

Kundërshtari s'na rrezikoi në asnjë moment. Penalltia ishte! Ka kontakt në zonë dhe në dinamikën e aksionit ka një zgjatje këmbe. Për mua është penallti.  Problemet me daljen në sulm nuk vijnë si shkak i formacionit.

Partizani? Po ta mendosh ka ndryshuar kalendarin për shkak të fushës ",përfundoi fjalën e tij tekniku Daja.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga