Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir DAJA nuk përmbahet, trajneri i FLAMURTARIT ironizon: Ne na mbështesin të gjithë, e kanë shkatërruar futbollin (KRITIKA PËR LAVER ALLËN DHE OLSI SOKOLIN)

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir DAJA nuk përmbahet, trajneri i FLAMURTARIT ironizon: Ne na

Ilir Daja ka folur pas fitores 1-0 kundër Tiranës. Edhe pse vlonjatët fituan, Flamurtari u mposht për shkak se kishte humbur 2-0 në ndeshjen e parë. Trajneri i kuqezinjve u shpreh i revoltuar teksa deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Pjesa e dytë është bërë 12 minuta. Doni ta shkatërroni? Shkatërrojeni. Ishte vetëm 12 minuta efektive. Çfarë tensioni thua? Nuk jam i zhgënjyer. Rezultati është pjesë e futbollit. Gjatë gjithë kohës kemi provuar me gjithë kontigjentin për ta çuar rezultatin 2-0, por kur çdo trajner i thotë lojtarëve të futen në ritmin e duhur, me 6 ndërrime dhe me 35 ndërprerje që u bënë, minutat shtesë ishin vetëm 4, çfarë të them.

Janë dy ndeshje brenda 3 ditëve, edhe të shikojmë se çfarë ka bërë para 3 ditësh Sokoli, dhe çfarë ka bërë ky (Laver Alla). Nëse do të kemi këtë menaxhin të arbitrave, nuk do të bëjmë para, por do të bëjmë prapa. Unë pasqyroj atë që kam parë vet. Unë nuk po them që ka klan kundër Flamurtarit. Të gjithë janë në mbështetjen e Flamurtarit, ne do të vazhdojmë të shikojmë përpara.

Nëse do të ketë aq shumë ndërprerje, nuk do të ketë më futboll. Futbolli është i bukur sespe brenda ka dyluftime, por kur brenda 4 ditësh, shohim arbitra nuk dinë të menaxhojnë lojën, normale që situata do të jetë aspak e mirë", ka përfunduar tekniku kryeqytetas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga