Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja “kapet” me dy emrat e bujshëm: Muzaka dhe Pedresku janë jashtë forme

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja “kapet” me dy emrat e bujshëm: Muzaka dhe Pedresku

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja pas barazimit 1-1 kundër Laçit, u shpreh i kënaqur për golin e shënuar në transfertë dhe se tashmë shancet janë të mira për kualifikimin.

Daja shtoi se duhen bërë ndryshime për shkak të formës jo të mirë të dy afrimeve Muzaka dhe Predesku.

Ai tha se: "Kur këta lojtarë të jenë gati, do jenë një vlerë e shtuar e ekipit dhe do të ndihmojnë fazën e sulmit por momentalisht mbeten jashtë. Sa për lojtarët sulmues të cilët qëndrojnë në zonat përkatëse dhe nuk e prishin ekuilibrin, kjo duhet të ndryshuar dhe ne duhet të gjejmë një manovër të re.

Problemi kryesor në prapavijë nuk është tek pjesa që mbrojtësat shtyjnë shumë përpara, por sa shpejt rikthehen ata në pozicionet e tyre.

Ne kemi gjithashtu mjaft sulmues dhe sërish sulmi ka hasur probleme. Të gjithë do shtojnë rivalitetin duke na dhënë më shumë mundësi zgjedhjeje. Ata që do jenë në maksimum do luajnë. Na duhen të gjithë në formën më të mirë ndaj nuk kemi menduar largime", ka përfunduar Daja.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga