Ilir Daja ka folur pas humbjes 2-0 kundër Tiranës. Trajneri i Flamurtarit ishte i sinqertë në deklaratën e tij teksa u shpreh për Supersport:
“Sigurisht që është rezultat që i jep Tiranës një hap drejt kualifikimit, por ka edhe 90 minuta duke pasur parasysh edhe kontigjentin e cunguar që kishim sot. Kemi marrë dy gola në goditjet standarte. Te goli i parë jemi përgatitur vetëm për trajektoren e topit. Shënoi Tirana në momentin më të mirë për ne. Do provojmë gjithçka në ndeshjen e kthimit për ta përmbysur reziultatin.
Luajmë në të dyja objektivat, si në Kupë dhe si në kampionat. Kemi bërë një hap jo të mirë, por s’do të kemi çfarë të humbasim në Vlorë. Pres edhe rikthimin e 11-shes bazë për të zgjidhur takimin.
Për sa i përket rrogave, unë do të thoja që si trajner, nuk mund të kthej përgjigje për financat. Por, po iu them diçka. Elementët tekniko-taktikë drejtohen nga sistemi nervor. Nëse situata do të ishte ndryshe, mendoj se dhe paraqitja në fushë do të ishte ndryshe.
Danilo Alvesh nëse do të rikthehet, do t’i japim mundësinë për të qenë në fushë në fundin e kampionatit.
Unë kur jap dorëheqjen, e kam verdikt timin personal. Kjo s’ka dalë nga goja ime asgjë e tillë që do të largohem”, ka deklaruar Ilir Daja.