Të gjithë futbollistët janë karantinuar për shkak të situatës së krijuar nga virusi “Covid 19”. Në këtë periudhë të vështirë që po kalon e gjithë botë, shumë prej tyre kanë zgjedhur të stërviten në kushtet shtëpiake.
Por, ka edhe lojtarë të tjerë që thyejnë disi rregullat duke dalë për të vrapuar. I tillë është edhe Eni Imami që prej ditësh vijon përgatitjen fizike. Trajneri Ilir Daja i do futbollistët të jenë në formë, sigurisht aq sa munden të stërviten, dhe sot qendërmbrojtësi i përgjigjet me 6,5 kilometra vrap.
Një gjë të tillë e ka treguar vetë 27-vjeçari në rrjetet sociale ku zbulon itinerarin e përshkruar mesditën e sotme.

Poll