Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja flet mes problemeve: Nesër vendosim me drejtuesit e klubit, kemi sakrifikuar shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja flet mes problemeve: Nesër vendosim me drejtuesit e klubit, kemi

 

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, pas barazimit 1-1 me Teutën në Durrës, është shprehur për "Supersport" se loja e skuadrës duhet përgëzuar dhe ishte një rezultat shumë i vlefshëm.

Më tej, Daja ka thënë se duhet të ulen me drejtuesit e skuadrës për të gjetur zgjidhje në këto ditë të pakta që kanë mbetur në merkaton e janarit.

"Gjatë kësaj periudhe kemi punuar me Bushiç sulmues të parë dhe sot u munduam të gjenim një zgjidhje. Më pëlqen grinta që treguan lojtarët në fushën e lojës. Kemi patur mundësi, Kale nuk është në gjendje të mirë, Alla dhe Veliu kanë sakfirikuar, pasi nuk kanë patur një kondicion të mirë. U bashkuam të gjithë dhe atë që donim ta përcillnim, nuk kishim nevojë, pasi çunat u bashkuan dhe bëmë mirë. Mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos. Janari nuk ofron gjetje pozitive, por na dëmtuan edhe largimet e lojtarëve. Duhet të ulemi dhe të bisedojmë me drejtuesit se çfarë do të bëjmë për t'i dhënë një suport tjetër lojtarëve. Një largim nga Flamurtari? Në momentin që unë marr vendime i marr me qetësi, por që kemi sakrifikuar dhe shpresoj ta bëjmë të gjithë bashkë. Batha luajti si 9 fallso, sakfrifikoi për ekipin dhe bëmë një lojë shumë të mirë. Gjërat spontane janë të mira për momentin, por për vazhdimësinë nuk janë të tilla. Ekipi kishte goxha grintë, gjë që është elementi i parë për atë se çfarë treguam në fushën e lojës", ka thënë Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga