
Konflikti mes moderatores së njohur Ilda Bejleri dhe opinionistit Mustafa Nano ka qenë një ndër temat më të përfolur ditët e fundit në mediat online. Fjalët e thëna nga Nano pak ditë më parë, ku në komentin që i ka bërë gazetares së Digitalb-it, e ka qujtur këtë të fundit vulgare lidhur me veshjen e saj në emisionet që ajo del, ku sipas opinionistit të njohur nuk është aspak normale.
Sigurish që Bejleri nga ana tjetër nuk e ka lënë të kalojë në heshtje këtë gjë, po ka vazhduar akoma më shumë t'i hedhë "zjarr benzinës".
Në disa video dhe foto që gazetarja sportive ka hedhur në Instastory, reagon ashpër ndaj Nanos dhe gjuhën që ky i fundit ka përdorur pak ditë më parë.
"Meqenëse 'polici' njihte dhe pëlqente vetëm Ilaria D'amico-n, ose gruan e Buffon", është postimi i parë i Ilda Bejlerit, ku shihet bashkashortja e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon duke moderuar emisionin e saj sportiv, e cila shfaqet po ashtu me një dekolte të hapur.
Në një tjetër postim, Bejleri shkruan se kjo gjë nuk mbaron me kaq, duke i kujtuar Mustafa Nanos gjyqin.
"Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ak të drejtë t'i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në një tv. Të gjithë ju që sqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyre të foluri po u mësoni fëmijëve tuaj?? Për fat të mirë nuk jemi në 'Albanistan', por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri".
[gallery columns="1" size="full" ids="217333,217334"]