
Gazetarja e "Supersport" Ilda Bejleri ka qenë sot e ftuar në emisionin "Një kat më lart", ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj private si dhe profesioni që ajo ushtron si gazetare sportive tashmë prej shumë kohësh.
Moderatori i emisioni e ka ngacmuar disa herë bukuroshen e "Supersport" për lidhjet që janë folur shpesh herë se Bejleri ka pasur me futbollistë të Kombëtares, gjë të cilën ajo e ka hedhur poshtë duke i cilësuar si të pavërteta.
"Nuk mund të them kurrë që s'mund të jem në një lidhje më një futbollist, por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist. Porta ime është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë", është shprehur ndër të tjera Ilda Bejleri.