
Trajneri i Kukësit u prek pak ditë më parë nga Covid 19. Skënder Gega u transferua në Turqi për kurim të specializuar, me gjendjen shendetësore që nuk ishte e mirë.''Timonieri'' tropojan ka dhënë një intervistë për Top Channel, në të cilën zbulon gjithçka.
''Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkritë i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë. Kam filluar menjëherë një terapi për mushkritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkrive'' - tha ai.
Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë Gegës dhe rikthim në fushat e lojës.
Poll