
Vedat Muriqi do jetë lojtar i Club Brugge në Belgjikë prej sezonit të ardhshëm. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës do përfundojë kështu në Belgjikë, konfirmon drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.
“Muriqi te Brugge? Po, por për 11 milionë euro dhe jo 9 siç është thënë”, u shpreh Tare për “Nacionale” në Kosovë. Kështu gjithçka duket e kryer.
Kujtojmë se kartonin e Muriqit e zotëron Lazio. Sulmuesi mbylli sezon mbresëlënës te Mallorca si huazim nga janari, me të cilën siguroi dhe mbijetesën në La Liga.
Poll