
Igli Tare është pezulluar me 1 ndeshje pasi drejtori sportiv i Lazios ofendoi rëndë arbitrin e takimit në derbin me Romën. Disiplina në Serie A nuk e ka falur shqiptarin, që nuk do jetë në javën e fundit të kampionatit italian në stadium.
Shqiptari reagoi me tone të ashpra dhe fjalë ofenduese ndaj vendimeve të kryesorit në tunelin e dhomave të zhveshjes, ndërsa nuk do mund të jetë në asnjë stadium deri në 31 maj 2021. Gjithashtu edhe 5 mijë euro gjobë për drejtorin shqiptar të Lazios.
Poll