
Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka sqaruar largimin e Gugash Maganit ka skuadra pas humbjes 4-0 kundër Partizanit 2 muaj më parë.
I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në televizionin lokal "6+1 Vlora", Sinan Idrizi ka sqaruar se trajneri peqinas nuk u largua për shkak të ngërçit financiar që përfshiu klubin vlonjat gjatë mujave të fundit.
"Magani nuk iku për lekë. U largua direkt pas humbjes 4-0 që Flamurtari pësoi ndaj Partizanit.
Magani ishte i fyer nga ai rezultat, sepse tha se ekipi nuk i përgjigjej në fushën e lojës. E vlerësoj maksimalisht, sepse është një trajner punëtor dhe një nga më të kompletuarit profesionalisht në kampionatin shqiptar. Por, e përsëris, Magani nuk iku për shkaqe financiare", tha Idrizi.