
Postimi i një fotoje nga Renato Arapi në spitalin rajonal të Durrësit, ka nxitur Idi Bathën të komentojë duke shprehur hapur pakënaqësinë rreth Shqipërisë.
Mesfushori i Flamurtarit duket i zhgënjyer dhe këtë gjë e tregon përmes komentit të tij duke shkruar: "Ne të bëjmë like, po në këtë vend s'është për të bërë like", përfundon ai. Siç duket "s'mban më ujë pilafi" as për ish-kapitenin e Partizanit, i cili është një nga futbollistët që s'ka marrë ende pagat që i takojnë nga klubi i Flamurtarit.
Nga ana tjetër kujtojmë që Renato Arapi është praktikisht lojtar i Teutës. Edhe pse nuk ka ardhur zyrtarizimi nga ana e klubit durrsak, shtatlarti i njohur ka arritur marrëveshjen me "Djemtë e Detit" dhe në gjysmën e dytë të sezonit do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi. /Newsport.al/
[gallery size="full" columns="1" ids="317742"]